Piranjat në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë treguar që prej fillimit të misionit të tyre se nuk lënë asgjë pa e dërguar deri në fund.
Në puntatën e parë të këtij emisioni investigativ në televizionin Abc, e mbani mend të moshuarin italian, Antonio Blesi, i cili me lotët në sy tregoi për gazetaren Aida Topalli se si ishte mashtruar nga një call-center në Shqipëri ku kishte humbur 115 mijë euro kursime.
Në atë kohë Piranja jonë Aida e ndoqi çështjen nga fillimi deri në fund dhe gjeti se personi që kishte mashtruar Antoni Blesin, kishte një emër dhe quhej Blerina Kamberi.
Por edhe pas denoncimit Blerina u mbajt vetëm disa orë në komisariat.
Atëherë kur çështja u duk sikur u harrua SPAK në bashkëpunim me ligj zbatuesit ndërkombëtarë bëri një super aksion ku në pranga ranë 4 persona të akuzuar për mashtrim, mes tyre edhe Blerina Kamberi.
Edhe pse Antonio mbase nuk ka për t’i parë më kurrë paratë e tij, ai sërish është i kënaqur pasi dikush më në fund po paguan për atë që ka bërë.