Caktohet data, kur do të kurorëzohet Mbreti Charles III

Mbreti Charles III do të kurorëzohet më 6 maj

Charles III është shpallur zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II më 8 shtator.

Ceremonia është mbajtur në Pallatin Shën James në Londër.

“Jam krejtësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat e përgjegjësitë e sovranitetit që janë tani mbi mua”, ka thënë mbreti Charles III përgjatë ceremonisë.

Pas përfundimit të ceremonisë, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 200 persona, lajmi për mbretin e ri i është kumtuar publikut nga ballkoni.

Më pas kanë luajtur trumbetat dhe është lëshuar himni kombëtar.

Flamujt, që kanë qenë në gjysmë-shtizë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, janë ngritur sërish lart, pas takimit të të ashtuquajturit Këshill i Aderimit./albeu.com