Kur po i afrohemi afatit të rregullt të zgjedhjeve lokale në vend, presidentja Vjosa Osmani tashmë ka nisur procesin e konsultimeve me partitë politike për caktimin e datës së këtyre zgjedhjeve.
Një takim i tillë pritet të mbahet nesër mes Osmanit dhe partive politike.
Kështu ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani ka thënë se ftesat u janë dërguar partive politike.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina.
Pranimin e kësaj ftese për Telegrafin e kanë konfirmuar LVV e LDK.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manuxhka ka thënë shkurt se “po kemi pranuar ftesën”.
“Po kemi pranuar ftesë për takim nesër në orën 14:00”, ka thënë Mustafa.
Telegrafi ka pyetur edhe partitë e tjera PDK e AAK nëse kanë pranuar një ftesë të tillë, por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.
Partitë politike kanë nisur tashmë përgatitjet dhe kanë filluar të konfirmojnë kandidatët e tyre për disa nga komunat më të mëdha dhe më strategjike në vend.
Pas konsultimeve me presidenten Osmani dhe pas caktimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partitë politike pritet që të zyrtarizojnë edhe emra të tjerë dhe të nisin fushatën në terren.