Presidenti Bajram Begaj pret sot në Presidencë kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.
Këto janë takimet e fundit që Begaj do të zhvillojë me përfaqësuesit e partive politike sa i përket caktimit të një date për zgjedhjet vendore të 2023. Sot në presidencë ka shkuar Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe më pas do të jetë edhe Shpëtim Idrizi nga PDIU.
Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. PD-ja e Berishës dhe mazhoranca kanë rënë dakord për 14 majin, e ndërsa Enkelejd Alibeaj është i vetëm, me kërkesën që gara për Bashkitë të mbahen sa më shpejt.