Cakrani pas seancës në GJKKO: Meta kërkon Ramën dëshmitar, ndërsa mbajtja e tij vijon prej 20 muajsh e 2 ditësh

Pas seancës në GJKKO, avokati i Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se Meta ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të thirret si dëshmitar për çështjet që rëndojnë ndaj tij.

“Ne nuk po thërrasim Edi Ramën por kreun e PS dhe kryeministrin. Ne e kemi kërkuar Ramën qëkur i është komunikuar akuza Metës, do të shohim parashtrimet e Kryemadhit, nëse do të na vihen në dispozicion. Ne kemi shkuar me gjykim të zakonshmëm, ia kërkuam që zoti Rama të vijë dhe të dëshmijë, të shohim nëse do të pranojë gjykata”, tha ai.

Të lidhura

None found

Cakrani foli edhe për përplasjen mes ish-bashkëshortëve Meta dhe Kryemadhi, duke theksuar se tensioni i Metës lidhet me faktin që në dosje përmendet 327 herë kushëriri i Monika Kryemadhit, të cilin ish-presidenti e konsideron si komplotist.

“Nuk duhet ta agravojmë sikur ishte një zënkë, ishte një moment kur u përmend Shatku, dëshmitar kyç, këto lindën sepse nëse Shatku do të ishte thirrur, s’do të kishin këtë konflikt. Shatku përmendet 327 herë në dosje dhe nuk është thirrur, kjo duket siku ka një komplot. Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë dhe nuk dihet ende pse po mbahet.

Ishte tension dhe ngritje zëri e Metës, Shatku është kushëriri i Kryemadhit dhe Meta ka mendimin e tij, mendon se ka komplotuar. As Kryemadhi as Shatku s’kanë bërë komplote, e kanë bërë McGonigal, Dumani dhe Kim.

Meta ka thirrur dhe Gonigal si dëshmitar sepse ka dyshime se në vitin 2017, ai ka qenë në Shqipëri. Atë vit sapo kishte marrë postin e kreut të Republikës dhe ndaj tij nisi një sulm, ku McGonifal , Yuri Kim dhe kundërshtarë kanë bërë që të jetë në atë gjendje”, tha Cakrani.


Shtuar 24.06.2026 16:50

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş