Çaji i nxehtë rrit rrezikun e kësaj sëmundjeje

Konsumimi i shpeshtë i çajit të nxehtë lidhet me një rrezik të shtuar të kancerit të ezofagut nëse kombinohet me alkool dhe duhan, sipas një studimi të ri shkencor kinez.

Dihej tashmë se alkooli i tepërt dhe pirja e shpeshtë e duhanit janë faktorë rreziku për kancerin e ezofagut, por një studim i ri tregon se rreziku rritet nëse u shtohet çaj i nxehtë. Por vetëm çaji i nxehtë nuk duket se rrit rrezikun e kancerit, për sa kohë që nuk pini alkool dhe as nuk pini duhan.

Studiuesit nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës i Kinës dhe Qendra Shëndetësore e Universitetit të Pekinit, të botuar në Annals of Internal Medicine, sipas Reuters, analizuan të dhënat për më shumë se 456,000 njerëz të moshës 30 deri në 79 vjeç, nga të cilët 1,731 zhvilluan kancer të ezofagut gjatë një dekade.

U zbulua se ata që pinin çaj të nxehtë, pinin shumë alkool dhe gjithashtu pinin duhan kishin të paktën pesë herë më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri i ezofagut sesa ata që nuk pinin asnjë nga të treja. Duhanpirësit që pinin çaj të nxehtë çdo ditë (por jo alkool) kishin dy herë më shumë gjasa.

Studiuesit kinezë thonë se “abstenimi nga çaji i nxehtë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të ezofagut tek njerëzit që pinë shumë alkool ose duhan”.

Ekspertët në Britani, një vend ku çaji tradicionalisht konsumohet gjerësisht, kanë vënë në dukje se në Perëndim në përgjithësi njerëzit zakonisht e pinë çajin e tyre në temperatura më të ulëta se në Azi, duke rezultuar në dëmtim më të vogël të ezofagut./albeu.com


Shtuar 11.02.2022 22:05