Një 34-vjeçare u sulmua brutalisht me thikë nga partneri i saj në Heraklion të Kretës. Ajo ndodhet në spital në gjenjde të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Gruaja iu nënshtrua një operacioni disa orësh me mjekët që bënin përpjekje të mëdha për ta mbajtur në jetë për shkak të sasisë së madhe të gjakut që kishte humbur.
Viktima kishte marrë dhjetëra plagë me thikë në të gjithë trupin. 36-vjeçari u vetëplagos në bark me të njëjtën thikë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ai që arriti të shpëtonte 34-vjeçaren nga durat e burrit ishte vjehrri i saj. Ai arriti t’i rrëmbejë thikën të birit nga duart dhe të shpëtojë nusen. Gruaja ka lëndime në gjoks, shpinë dhe gjymtyrë të sipërme. Siç raportojnë edhe mediat vendase, zënkat e tyre kanë qenë të shpeshta, kryesisht për shkak të xhelozisë./Albeu.com.