Sherr në një fabrikë në Greqi, 45-vjeçari plagos me thikë kolegun

Greqi- Një incident i përgjakshëm ka ndodhur mesditën e së premtes, në një fabrikë në Ritsona, Vioti.

Sipas informacioneve të medieve greke, një 45-vjeçar për shkaqe të panjohura dyshohet se ka goditur me thikë në gjoks dhe në bark një koleg.

Viktima është dërguar në spitalin e Kalkidës, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes, por kolegët bëjnë me dije se dy personat janë konfliktur për motive të dobëta dhe më pas sherri ka dergaduar në përdorimin e thikës./Albeu.com/


Shtuar 9.06.2023 14:22