Nga të dy gjinitë, kush do të mendoni se është më në rrezik të preket nga kanceri i lëkurës?
Kësaj pyetje i është përgjigjur Instituti Cancer Research UK, i cili pas hulumtimeve në lidhje më këtë temë arriti në përfundimin se burrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri i lëkurës sesa gratë.
E thënë ndryshe se 1400 burra në Mbretërinë e Bashkuar humbin jetën nga kanceri i lëkurës melanoma çdo vit, ndërsa për gratë kjo shifër është shumë herë më e vogël.
Nga hulumtumi u vu re gjithashtu se normat e vdekshmërisë ranë me 9% për gratë në dekadën e fundit, ndërsa për burrat nuk pati asnjë rënie.
Përkundrazi që nga viti 1970 shkalla e vdekjeve te meshkujt është rritur me 219 % krahasur me 76 % të femrave.
Por përse ndodh një fenomen i tillë?
Studuesit kanë cilësur se mungesa e mbrojtjes nga dielli mund të jetë ndikuese, pasi meshkujt në krahasim me femrat janë të pakujdesshëm kundra rrezeve UV të diellit të cilat kanë ndikim kancerogjen në trupin e njeriut.
Ndërsa femrat falë kremrave kundër diellit arrijnë t’i minimalizojnë dhe të ulin fuqinë e ndikimin e rrezeve në trupin tonë.
Shefja ekzekutive e institutit kërkimor Michelle Mitchell tha: “Qëndroni larg rrezeve të diellit. Mos e pozoni trupin tuaj lakuriq nën rrezet e diellit dhe aplikoni rregullisht krem ??kundër diellit. Djegia nga dielli vetëm një herë në dy vjet mund të trefishojë rrezikun e kancerit të lëkurës”.
Një temë tjetër që nuk duhet anashkaluar janë dhe nishanet që ndodhen në pjesë të ndryshme të trupit tonë.
Mjekët u bënë thirrje njerëzve që të kontrollojnë nishanet në trup.
Në momentin e parë që vini re ndryshime në madhësinë apo formën e ndonjë prej tyre duhet menjëherë të këshillohen me një mjek pasi këto mund të jenë shenja të melanomës ose thënë ndryshe kancerit të lëkurës.