Bunkerët e Luftës së Ftohtë për përdoren si strehë e sigurtë nga qindra ukrainas (FOTO LAJM)

Ndërsa sirenat e alarmit vazhdonin të binin gjatë natës së kaluar në qytetin lindor të Dnipro, shumë prej qytetarëve u stehuan në një bunker bërthamor të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, shkruan BBC

Dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainë ndërsa lufta e Vladimir Putin vazhdon të përshkallëzohet. Në mure, ka postera që ju udhëzojnë se si të “vishni” një maskë kundra gaz ose kostum mbrojtës.
Dhomat e ngjashme me shpellën dhe me krevate marinari mund të strehojnë rreth 700 njerëz.

Krahas një tabele që përshkruan “Çernobilin”, vullnetarët kanë grumbulluar ushqime të ndryshme rreth një televizori të periudhës sovjetike.

 

 


Shtuar 1.03.2022 13:47