Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi ka treguar mënyrën e vetme të largimit të Sali Berishës, teksa ka komentuar thirrjet e disa deputetëve të PD, të cilët kanë kërkuar bashkimin e partisë por pa Berishën dhe Bashën.
I ftuar në ABC Bumçi tha se pavarësisht se deputetët e PD-së mund të bëhen bashkë për të promovuar një PD pa Berishën, që sipas tyre do të ishte më e mirë, Berisha vijon të ketë shumicën e mbështetësve.
Ndërkohë theksoi se në vjeshtë PD do të bëjë sërish primare dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale do të fitojë shumicën dërrmuese të bashkive.
“Basha mundet mos bindet kurrë. Arsyet e tij janë arsyet e tij. Unë kam një thirrje për deputetët e PD që kanë larguar largimin e tij, të gjithë atyre që kërkojnë largimin e zotit Berisha kam një thirrje të bashkohen bashkë të ndërtojnë një alternativ të mundohen të bindin demokratët që kjo është më e mira. Ne do të vazhdojmë me zgjedhjet në 30 Prill, më tej Këshilli Kombëtar do zgjedhë kryesinë, më tej do të procedohet për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Sot një vit ne fitojmë shumicën dërrmuese të Bashkive. Në vjeshtë ne fillojmë primaret, ne do të ndërtojmë koalicionin më të madh”, tha Bumçi./albeu.com/