Bullgaria pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, vjen reagimi i Varheleyt (FOTO LAJM)

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley, ka reaguar pas vendimit të parlamentit bullgar që vendosi pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Përmes një reagimi në Tëitter, Varhely thotë se tashmë është në pritje të vendimit të BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara!”, tha Varhelyi./albeu.com/