Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë e Veriut

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë të të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”.

Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë eurokomisioneri Oliver Varhelyi sot në Sofje tha se është jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po diskutohet çështja se kur Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, e cila, siç tha ai, besonte se është zgjidhur para dy vitesh.

Duke theksuar se ndodhet në Sofje për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, ai tha se është i gatshëm të vijë për aq kohë sa të duhet për të zgjidhur çështjen deri në qershor.

“BE nuk ka as kohë për të humbur dhe as interes për të shtyrë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, theksoi Varhelyi.

Ai i bëri thirrje Sofjes që të ketë më shumë besim në vetvete, në fuqinë e BE-së dhe në fuqinë transformuese të zgjerimit.

“Unë jam këtu në Sofje tani dhe kur flasim për zgjerimin, pyetja e pashmangshme është se kur do të kemi konferencën ndërqeveritare, domethënë kur do të fillojmë të punojmë për dërgimin e anëtarësimit”, tha Varhelyi.

Si argument ai theksoi luftën në Ukrainë, duke kujtuar se Evropa e ka parë tashmë një luftë të tillë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka asnjë garanci se ky destabilitet nuk do të përsëritet.

“Mësimi nga vitet e kaluara për Ballkanin Perëndimor është se ne duhet të përshpejtojmë procesin dhe, kur them përshpejtim, nuk kam parasysh institucionalisht, por realisht, në terren, për të ndryshuar jetën në rajon”, tha Varhelyi


Shtuar 26.04.2022 13:37