Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili ka folur për jetën e tij personale në sturion e News 24, ku ishte i ftuar.
Teksa në program u shfaqën fotografi me bashkëshorten e tij, ai tregoi se ata janë martuar shumë të rinj dhe tashmë kanë rreth 40 vite bashkë.
Veç momenteve të bukura që ata kanë kaluar bashkë, si çdo familje kanë patur edhe vështirësitë e veta.
Bujari kujtoi momentin kur në vitin ‘89 ai ka shkuar në Amerikë, dhe i është dashur të qëndrojë aty për 6 muaj. Por pavarësisht gjithë vështirësive bashkëshortja gjithmonë e ka mbështetur dhe ka qenë krahu i djathtë i tij.
“Unë kam një familje të mirë, që e do dhe e respekton gjithë qyteti i Shkodrës. Ndihem jashtëzakonisht mirë në qytetin tim, pasi marr një respekt të jashtëzakonshëm. Më thërrasin Mjeshtër”, tha ai.
Ai theksoi se ka patur shumë herë mundësinë të largohet jashtë Shqipërisë, por ka zgjedhur që të qëndrojë në vendin e tij.
Këngëtari është baba i dy djemve, dhe djali i madh i tij është pjesë e artit. Bujari tregoi se i biri ka mbaruar Akademinë e Arteve dhe tanimë është mësues në shkollën e Muzikës në Shkodër, dega kitarë.
Bujar Qamili është edhe gjysh, i një nipi dhe një mbese. Ai tregoi në program marrëdhënien e veçantë që ka me ta.
Së bashku me vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, interpretuan edhe një kolazh shumë të bukur me këngë popullore në studio./albeu.com/