Bujar Osmani: Pas identifikimit të viktimave vijon procedura e transportimit të trupave

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, u shpreh se pas identifikimit të viktimave në Bullgari, tani vijon procedura e transportimit të trupave.

Komentet ai i bëri në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Sot në Sofje bashkërisht me autoritet bullgare të vendosim linja të drejtpërdrejta për bashkëpunim në më shumë nivele në lidhje me aksidentin e sotëm dhe menjëherë në MPJ u aktivizua grup punues, përkatësisht task forcë që do të merret me aktivitetet në lidhje me menaxhimin e pasojave Nga kjo tragjedi e madhe.

Gjithashtu dërgova udhëzim të dërgohen dy diplomatë me përvojë të cilët tashmë arrijnë në Sofje me çka rritet rritet kapaciteti në ambasadën tonë në Sofje për të dhënë ndihmë qytetarëve tanë gjatë procesit të identifikimit të viktimave.

Pas përfundimit të procesit të identifikimit vijon edhe procedura e transportimit të trupave të vdekur”, u shpreh Osmani./albeu.com/