Bujar Osmani jep lajmin e mirë për emigrantët që jetojnë në Zvicër (VIDEO)

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në një dalje për media, bëri të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të hapë Konsulatë edhe në Zurich të Zvicrës.

“Ajo çfarë është me rëndësi se në Cyrih po hapim Konsulatën e re për të parën herë, dhe dhjetra mijëra njerëz tanë të diasporës të cilët tani janë të detyruar për të udhëtuar me kilometra deri në Bern për të marrë shërbimet e tyre, tani do të kenë njësinë e vet konsulore për të marrë shërbimet e tyre”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.


Shtuar 7.10.2021 13:16