Buffon bashkohet me Mourinhon te Roma?

Jose Mourinho po përgatitet për sezonin e ri me Romën dhe në rrjetet sociale ka shfaqur disa video ku studion ekipin verdhekuq që do të drejtojë për 3 vitet e ardhshme. Sigurisht që trajneri portugez do të bëj ndryshime në skuadrën aktuale dhe është karakteristikë e tij që të kërkojë futbollistë me eksperiencë.

Objektivi i drejtuesve të Romës është t’i japin një përforcim për çdo repart trajnerit portugez dhe për portën ja ku del në skenë emri i Gigi Buffon.

43-vjeçari për eksperiencën dhe kostot është përforcimi perfekt për Romën teksa Pau Lopez dhe Mirante do të shiten këtë verë pasi nuk japin garanci.

Buffon ka ende dëshirë për të luajtur në nivele të larta dhe me një trajner si Mourinho mund të jape ende në fushë ku e tregoi edhe penalltia e pritur ndaj Berardit në sfidën Sassuolo-Juventus.

Nga bardhezinjtë portiere veteran njoftoi tërheqjen pasi sipas tij cikli me Juventusin është mbyllur dhe se tani po pret një ofertë interesante ku më mirë se Roma vështirë të gjejë. Nuk mungojnë në fakt edhe oferta të tjera, si ajo e Galatasarayt apo Sporting Lisbon por brenda 2-3 javësh lojtari tha se do të bëjë të ditur vendimin për të ardhmen.


Shtuar 14.05.2021 17:15