Greqia nuk lëshon pe, shtyhen masat me Shqipërinë

Greqia ka shtyrë deri në 24 maj masat me Shqipërinë, të vendosura në kuadër të kufizimeve kundër Covid-19.

Nuk do të lejohet hyrja, përveçse për arsye madhore, nga pika kufitare e Kapshticës që do të vazhdojë të jetë e mbyllur.

Ndërkaq, do të qëndrojë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00 pika kufitare e Kakavijës.

Brenda 24 orëve në Kakavijë drejt Greqisë lejohet kalimi i vetëm 400 personave, rezidentë ose me leje, me testin anti-Covid.

Pritet që shteti helen të hapë pikat e kalimit me Shqipërinë pasi së shpejti do të çelë sezonin turistik, ndërkohë që ka nevojë edhe për fuqi punëtore për sezonin e verës.0


Shtuar 14.05.2021 17:18