Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë shkëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit.
Spiropali e ka akuzuar Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë.
Ndërkohë Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.
“Ndrikulla 5 milionëshe është famoze me Salarjonin e saj që tenderit ia jep vëllait të tij. Tenderat e ujësjellësit, i merrte burri i kësaj zonjës, ia jepte vëllaut që të shtoheshin milionat.
Përvec kësaj, zonja që u pasurua aq shumë në dogana, burrin e coi nga ujëshellësi në tenderat e KESH-It, OST. Aty përsëri Salarjoni. Nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri tjetrin me leke publike janë Spiropali-Toto.
Unë do të nxjerrë cdo aferë, vjedhje që bëni, që kushtëzon të gjitha qëndrimet tuaja. Është detyra ime.
Yt shoq jep tenderit vëllaut tend, nuk ka vjedhje me të madhe ditën për diell se kjo. Ja ku e ke”, tha Berisha.
Pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka dhënë fjalën për procedurë Spiropalit, Berisha nuk ka ikur nga Foltorja. Në krah të tij ka reaguar deputeti i PD Edi Paloka. Ndërsa Felaj i ka kërkuar Berishës të mos flasë.
Paloka ka përdorur fjalë jo të duhur në sallën e Kuvendit, si “budallaqe” apo “legen”. Pas këtij incidenti Ermonela Felaj ka kërkuar edhe largimin e Sali Berishë nga salla.