Protesta e sotme, e zhvilluar përpara bashkisë së Tiranës, është protesta e dytë pas asaj të 5 prillit të thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK, të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie për dosjen “5D”.
Protesta mori përmasa më përshkallëzuese, ku qytetarët hodhën molotov, duke shkaktuar zjarr në hyrje të institucionit, në vendngjarje ndërhyri FNSH.
Të lidhura
Në protestën e sotme, morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.
Pjesë e protestës sërish është edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, por edhe deputetë të PD-së dhe Grupit të Rithemelimit në PD.
Protestuesit kanë qëlluar në drejtim të bashkisë me mollë dhe tymuese, ndërsa këshilltarët e opozitës po tentojnë të futen në bashki, pasi kërkojnë të marrin informacion në lidhje me kërkesën e tyre për të mbledhur këshillin bashkiak për çështjen e drejtorëve të arrestuar.
Ndërkohë, policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës.


