Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se nëse nuk respektohen masat anti Covid dhe me periudhën e fushatës mund të futemi në një fazë të tretë të infektimeve.
Brataj ka theksuar se deri më tani janë vaksinuar rreth 59 mijë qytetarë nuk ka shfaqur asnjëri forma të rënda shëndetësore.
Gjithashtu ai tha se nuk duhet që të bëhet diferencë me vaksinat, pasi procesi do të vijojë me dozat që janë gjendje.
“Është krijuar komiteti i menaxhimit dhe verifikimit të vaksinës dhe ekipet që janë pranë qendrave të vaksinimit janë skedat e raportimit të efekteve anësore dhe ne te 127 dhe 0800 kemi lëne një formular, por deri më tani që janë bërë rreth 59 mijë vaksina ka pasur efekte anësore por jo të formës së rëndë”, – tha Brataj, për në ABC.
Problemi është se dozat e AstraZeneca dhe Pfizer janë planifikuar dhe për dozën e dytë, në dispozicion do të jenë të katër vaksinat dhe kategoritë nuk zgjidhen me vaksina por sipas planit të vaksinës pavarësisht se çfarë vaksine është gjendja.
Nuk duhet të krijohet diferenca mes përdorimit të vaksinave, pasi e mira është që të bëhet vaksinimi dhe do të kryhen dozat që janë më shumë 1 mln e 200 mijë vaksina kemi nga Covax, 500 mijë nga Pfizer.
Në një periudhë zgjedhjesh dhe nëse nuk respektojmë masat patjetër që mund të kemi dhe një rritje të shifrave dhe një valë të tretë”, – tha Skënder Brataj.