Braktisi LSI për PS, Rama për Nasip Naçon: Skuadrat forcohen kur merr lojtarët më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qarkun e Beratiti ku është shoqëruar nga kandidatët për deputet në këtë qark por dhe nga kryebashkiakja e Dimale.

Gjatë vizitës së tij Rama ka inspektuar nisjen e rindërtimit te rrugës Roskovec – Poshnje, teksa nuk kanë ,muguar dhe batutat.

Kreu i Partisë Socialiste ka thënë së skuadra forcohet kur merr lajtarë të mirë teksa në krahë kishte kandidatin Nasip Naço, i cili u largua nga LSI dhe u bashkua me PS-në.

“Skuadrat forcohen duke marrë lojtarët më të mirë. Ajo që unë pres me 25 prill është çfarë bëni ju kur jeni bashkë”, ka thënë Rama.

Rama ka përmendur dhe ngryshimin e merit të Urës Vajgurore e cila tashmë quhet Dimale. Sipas tij ishte stres me vete të jetosh në një vend me emër të tillë.

“Shyqyr mbaroi ajo Ura Vajgurore. Të jetosh në një vend me emër të tillë është një stres më vete, por fatmirësisht iku kjo”, ka thënë Rama. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2021 12:50