Braçe tregon takimin në zyrën e Berishës dhe kërkesën e pazakontë

“Në vitin 200,  4 orë drita kishte, i lutesha kryeministrit, për çudi isha në zyrën e tij në atë kohë, i lutesha që t’i jepte Beratit një orë drita shtesë, nga 4 ta bënte 5…”

Ish zv/Kryeministri Erion Braçe ka kujtuar ditën e sotme nga Parlamenti vitin 2007 kur i ndodhur çuditërisht siç thotë ai në zyrën e Berishës, i lutej për një orë më shumë drita në Berat.

Ishte Rushaj ai që tha se që nga viti 2006 nuk ka pasur shkëputje energjie në Shqipëri, deklaratë që solli dhe reagimin e Braçes.

“Në këtë sallë kemi edhe opinione të ndryshme për borxhin, por diferencën e bëjnë faktet, unë ju dëgjova me vëmendje, por me vjen keq që ju thoni që nga viti 2006 Shqipëria nuk ka pasur ndërprerje dritash, më vjen keq, ose nuk keni qenë këtu, ose keni pasur një zgjidhje alternative.

Në 2007 nga Tropoja deri në Konispol ka pasur 4 orë dria.. Në vitin 200,  4 orë drita kishte, i lutesha kryeministrit, për çudi isha në zyrën e tij në atë kohë, i lutesha që t’i jepte Beratit një orë drita shtesë, nga 4 ta bënte 5.

Të mos ta vijoj më tutje, kur u përmbyt nga Malësia e Madhe deri në Lezhë 6 herë rresht se nuk menaxhohej dot energjia në kaskadën e Drinit”, tha Braçe.


Shtuar 8.11.2021 21:06