Braçe: Karrigia paska qenë e pavlerë, çfarë mbaj gjithmonë pranë vetes (FOTO LAJM)

Ish zëvendës-kryeministri i vendit, Erion Braçe që pas mospërfshirjes në qeverinë e re ka hedhur një sërë statusesh në Facebook, ku duket se thumbon Ramën për vendimin e tij.

Këtë radhë Braçe ka hedhur një foto ku shihet një libër dhe një filxhan kafe i përmbysur.

Nuk dihet saktë mesazhi që ai do të përcjellë, por mes rreshtash ai ka shkruar se karrigia paska qenë e pavlerë.

Postimi i Erion Braçes:

ADRIAN CENE ESHTE NJE

ARTIST I MADH!

Kjo pikture eshte e tij;

Nje filxhan kafeje i permbysur-dihet cfare perfaqeson dhe, NJE LIBER!

E mbaj cdo dite prane per ti thene vetes se sa kot eshte karrigia!

Ka njerez qe i ze libri,

ka te tjere qe e kerkojne ne bankomat!/albeu.com


Shtuar 4.09.2021 16:45