Braçe: Erdhi dita të rikthehem në punë dhe t’u jap shpresë atyre që më kanë votuar (FOTO LAJM)

Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Erion Braçe ka shkruar në një postim të tijin në Facebook, se erdhi dita për t’u rikthyer në punë.

Braçe ka thënë se ai do të shkojë në Kuvend për të përfaqësuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe ata që nuk e kanë votuar.

Sipas Braçes është koha që të dëgjohet zëri i njerëzve dhe të pasqyrohen hallet e tyre të përditshme.

Njoftimi i plotë:

DITA PER TU KTHYER NE PUNE!

Per te perfaqesuar;

Afer 18 mije njerez, socialiste e jo te tille qe VOTUAN PARTINE SOCIALISTE ne Cerme, Grabian, Gradishte, Remas, #Divjake, Kolonje, Bubullime, Krutje, Allkaj;

600 njerez, socialiste e jo vetem qe BESUAN dhe VOTUAN TEK UNE PERSONALISHT, puna qe bej, sherbimi publik, qenia prane tyre e me ta, ne Cerme, Grabian, Gradishte, Remas, #Divjake, Kolonje, Bubullime, Krutje, Allkaj, #Lushnje qytet, Koder;

Ne #Fier gjithashtu, Roskovec e Patos;

Mijera njerez te tjere, mes tyre edhe ata qe abstenuan, nuk votuan, te thyer ne besimin e tyre apo pa shpresen se dikush, idivid, institucion mund te perfaqesoje e mbroje interesat e tyre;

Mijera te tjere qe vijojne e me shkruajne pa pushim, sic studente kete jave,

me halle e nen halle e qe kerkojne nje ZE te tyre atje ku flitet, degjohet, pyetet, pergjigjet, zgjidhet e vendoset edhe per ta, NJEREZIT E ZAKONSHEM anekend ketij vendi!

Sot eshte nje dite e re;

Mundesia per tu marre me gjerat e perditshme, te sotme e te se ardhmes, per ta e femijet e tyre!

ASGJE TJETER! ASKEND TJETER!

Dua ta bej dhe do ta bej, si perhere, brenda parimeve e pa kompromis ne kurris te NJEREZVE TE ZAKONSHEM

ne kete vend!

#DREJTESI, #BARAZI E SHERBIM PUBLIK PER NJEREZIT!/albeu.com


Shtuar 10.09.2021 17:37