Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Athinë. Gjatë takimit, Kos thekson se ka diskutuar zhvillimet e fundit pozitive në Mal të Zi, Shqipëri, Ukrainë, Moldavi, si dhe rrugën e zgjerimit drejt Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Kos tha se qeveria greke është shumë e angazhuar në procesin e zgjerimit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja u shpreh se gjatë takimit, u diskutua edhe për hapa të mundshëm për të vazhduar ndërtimin e besimit mes Turqisë dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht Qipros.
Të lidhura
None found
“Në Athinë, me Kryeministrin Mitsotakis, diskutuam zhvillimet e fundit pozitive në Mal të Zi, Shqipëri, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe rrugën më të gjerë të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu u takova këtu edhe me Giorgos Gerapetritis. Qeveria greke është shumë e angazhuar në procesin e zgjerimit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, dhe do të luajë një rol kyç në shtyrjen përpara të progresit gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së, në një moment të rëndësishëm vitin e ardhshëm. Diskutuam gjithashtu për hapa të mundshëm për të vazhduar ndërtimin e besimit mes Turqisë dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht Qipros,”,u shpreh ajo pas takimit me kryeministrin Mitsotakis.
