Zelensky: Trump është i vetmi që mund ta detyrojë Putinin të hyjë në negociata

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se është i bindur që vetëm presidenti amerikan Donald Trump ka peshën e duhur për ta shtyrë Vladimir Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pas samitit të G7, Zelensky tha se mbyllja e konfliktit kërkon presion të drejtpërdrejtë ndaj Moskës, si edhe një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet diplomatike. Sipas tij, një takim i mundshëm mes tij dhe presidentit rus në SHBA mund të realizohej vetëm përmes ndërmjetësimit të Uashingtonit.

Të lidhura

None found

“Mendoj se Donald Trump mund ta bëjë këtë gjë. Vetëm ai mund t’ia dalë”, u shpreh Zelensky.

Në samitin e G7, ku ishin të pranishme SHBA, Japonia, Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Kanadaja, liderët perëndimorë u dakordësuan për të rritur presionin ndaj Rusisë me paketa të reja sanksionesh, sidomos në sektorin e energjisë. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian është duke përgatitur paketën e 21-të të masave ndaj Moskës, e cila pritet të përfshijë kufizime të reja për transportin detar dhe flotën ruse të naftës.

Zelensky bëri të ditur se me drejtuesit e G7 kishte biseduar për hapa të tjerë në forcimin e presionit ekonomik dhe politik ndaj Rusisë, duke nënvizuar se për një zgjidhje të mundshme të luftës, “rol kyç mbetet ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.


Shtuar 17.06.2026 12:39

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş