Zelensky: Situata në frontin lindor jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën në frontin e luftimeve lindore në Ukrainë “jashtëzakonisht të vështirë”.

Trupat ruse kanë fituar terren në javët e fundit, veçanërisht pranë qytetit të Bakhmut, sipas informacioneve nga fronti.

“Situata në vijën e frontit, veçanërisht në rajonet Donetsk dhe Luhansk, mbetet jashtëzakonisht e vështirë. Është fjalë për fjalë një betejë për çdo pëllëmbë të tokës ukrainase ”, tha Zelensky të martën në video-mesazhin e tij të përditshëm.

Komentet e presidentit ukrainas vijnë pasi aleatët e tij perëndimorë janë zotuar t’i sigurojnë Ukrainës tanke. Sakaq ata ngurrojnë të ofrojnë avionë luftarakë Ukrainës, për të cilët kanë këmbëngulur Zelensky dhe zyrtarët ukrainas/albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 22:50

Tags: