Zelensky pas takimit me Vuçiçin: Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin, nuk do ta njohë Kosovën

Gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun serb Aleksandër Vuçiç dhe konfirmoi se qëndrimi i Kievit ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar.

Të lidhura

None found

Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, duke qëndruar përkrah presidentit serb.

“Pozicioni ynë për mosnjohjen e Kosovës vazhdon të jetë i njëjtë. E falënderojmë Serbinë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë, natyrisht, Krimenë. Ky qëndrim i Serbisë nuk ka ndryshuar, as në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ai.

Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se politika e vendit të tij lidhur me Kosovën nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye, qëndrimi ynë ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Këtë e kemi bërë të qartë gjithmonë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, vijoi Zelensky.

Ai shprehu mirënjohjen për partnerët që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, veçanërisht për qëndrimin se Krimea është pjesë e Ukrainës.


Shtuar 8.08.2026 18:04

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetour servicesmarsbahiscasibombetmoon girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş