Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës po vazhdojnë veprimet hetimore lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në Zubin Potok.
Të lidhura
None found
Puna në terren është zhvilluar edhe gjatë së shtunës. Në lokacionin e tretë ku po kryhen hetimet, zyrtarët kanë mbledhur të dhëna dhe informacione që mund të kontribuojnë në zbardhjen e rastit.
Informacionet për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme i janë përcjellë prokurores Florije Salihu-Shamolli, e cila është duke e trajtuar rastin në përputhje me procedurat përkatëse.
Hetimet po kryhen në koordinim me institucionet kompetente, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se angazhimi në terren do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Detaje të tjera mbi rezultatet e punës hetimore nuk janë publikuar, me qëllim ruajtjen e integritetit të procesit.
