Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nderuar themeluesin e SpaceX dhe miliarderin Elon Musk me një prej dekoratave më të rëndësishme shtetërore ukrainase, “Urdhrin e Lirisë”.
Të lidhura
None found
Vlerësimi i dhënë përmes një dekreti të Presidencës ukrainase lidhet veçanërisht me mbështetjen që sistemi satelitor Starlink ka ofruar për Ukrainën që prej fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Starlink u bë një mjet i rëndësishëm komunikimi pasi një pjesë e madhe e infrastrukturës përkatëse u shkatërrua. Shërbimi nisi të përdorej nga qytetarët, institucionet shtetërore dhe forcat e armatosura të Ukrainës.
Sipas dekretit, Musk vlerësohet për “merita të jashtëzakonshme personale në mbrojtjen e jetës dhe lirisë së njerëzve”, si edhe për ndihmën në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.
Me kalimin e kohës, dhjetëra mijëra terminale Starlink u përfshinë në aktivitetet ushtarake dhe në operacionet me dronë. Megjithatë, raportet mes Elon Musk dhe Kievit kanë qenë të ndërlikuara, të shoqëruara me debate publike, mosmarrëveshje për mënyrën e përdorimit të teknologjisë dhe kritika të drejtpërdrejta ndaj Zelenskyt.
Musk ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e Starlink për sulme me rreze të gjatë ndaj objektivave
