Zëdhënësi i BE-së paralajmëron Kosovën e Serbinë: Po s’zbatuan marrëveshjen, do kenë pasoja

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve që Serbia po shkel marrëveshjen me themelimin e një ekipi që do ta kryesojë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, për të luftuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Stano përsëriti se të dyja palët do të përballen me “pasoja serioze” në rrugën integruese drejt BE-së, por nuk foli veçanërisht për Serbinë dhe veprimin e saj të fundit me të cilin shkel Artikullin 4 të marrëveshjes për moskundërshtim të Kosovës në anëtarësimin në organizata të huaja.

“Nëse ata dështojnë ose vazhdojnë të dështojnë të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh, pastaj do të ketë pasoja serioze. Dhe këto pasoja janë të lidhur në rrugën e integrimit. Sepse një pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që zbatimi dhe progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën integruese të BE-së.”-tha Stano.


Shtuar 7.04.2024 21:27

Tags: , ,