Pasi koncertet e Taylor Swift në Vjenë u anuluan për shkak të sulmeve të dyshuara terroriste, i dyshuari bëri një ‘rrëfim të plotë’.
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Franz Ruf, konfirmoi se 19-vjeçari rrëfeu gjithçka dhe se ai kishte punuar për planet për sulmin që nga korriku.
“Në fund të korrikut, ai la punën e tij dhe bëri një deklaratë se ka planifikuar shumë më tepër. Mlladiq ka ndryshuar dukshëm pamjen e tij dhe është përshtatur me propagandën”, tha ai.
Kreu i Drejtorisë së Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës (DSN), Omar Haijawi-Pirchner, tha se gjatë kontrollit të shtëpisë në Ternitz u gjetën substanca kimike, para false, pajisje teknike dhe një dritë blu si ajo e përdorur nga policia.
Mësohet se 19-vjeçari posedonte edhe materiale propaganduese të organizatës terroriste.
“19-vjeçari donte të vriste veten dhe një numër të madh personash të tjerë me eksploziv, hanxhar dhe thika”, tha Haijaëi-Pirchner.
Ai dyshohet se fillimisht planifikoi të drejtonte makinën e tij në dhjetëra mijëra fansa që qëndronin përpara stadiumit Ernst Happel gjatë koncerteve, më pas të sulmonte tifozët me hanxhar dhe thika dhe në fund të aktivizonte një bombë të bërë me kimikate.