Zbulohet pasardhësi i Mesit te Barcelona, kush do e mbajë fanellën e tij, a është Manaj? (FOTO LAJM)

Pas largimit të Leonel Messit nga Barcelona, është ngritur dilemma se kush do e trashëgojë fanellën e yllit argjentinas.

Mesa duket ajo do i përkasë brazilianit Filip Kutinjo. Megjithëse fillimisht u përfol për një largim të tij nga ekipi katalanas, tashmë duket se është rënë dakord që atij ti jepët fanella me numrin 10 që i përkiste Messit.

Pavarësisht se karriera e Kutinjos në “Kamp Nou” ka qenë zhgënjyese pas kalimit të tij prej 142 milionë euro në janar të 2018-ës, “Mundo Deportivo”, raporton se trajneri Kuman, ka besim dhe po mendon t’i japë edhe një shans. 29-vjeçari pritet të trashëgojë numrin 10 të Leo Mesit, i cili e mori atë nga Ronaldinjo 13 vjet më parë.

Kujtojmë se Kutinjo më herë ka pasur numrin 14 kurse tani është pa numër për shkak se tashmë numri i është dhuruar Rei Manajt. Momentalisht janë vetëm dy numra të lira te skuadra e Barcelonës dhe ato janë numrat 10 dhe 25./albeu.com/


Shtuar 18.08.2021 12:18