“Ndjej një gungë të madhe në fyt”, postimi prekës i sulmuesit Edin Xheko pas largimit nga Roma: Kemi qenë një familje

Edin Xheko është ndarë me Romën pas plot 6 vitesh, duke u transferuar te kampionët e Interit.

Ai është shprehur se ndihet I keqardhur që po largohet nga Roma, pasi aty ka kaluar një periudhë të gjatë të karrierës së tij dhe ka kujtime mjaft interesante.

Të lidhura

None found

Mbrëmjen e së shtunës, nëpërmjet një postimi prekës në “Instagram”, sulmuesi boshnjak, i ka shprehur mirënjohje klubit verdhekuq, për gjithçka që kaloi në këto vite që ishte pjesë e kryeqytetasve.

Postimi i plotë

Përshëndetje Roma, pas 6 vitesh është koha për të thënë lamtumirë.

Këto janë ditë në të cilat kam ndjenja të përziera, nga njëra anë jam angazhuar për aventurën e re që më pret, nga ana tjetër ndjej një gungë të madhe në fyt për atë që po lë.

Unë e di shumë mirë se një falënderim i thjeshtë nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të shpjeguar mirënjohjen time për tifozët verdhekuq, klubin e Romës dhe qytetin e përjetshëm.

Kam jetuar vite të jashtëzakonshme në kryeqytet që nuk do t’i harroj kurrë. Brenda dhe jashtë fushës. Sfidat në Serie A, derbet, netët e Ligës së Kampionëve, golat. Jam i nderuar që kam mbajtur shiritin e kapitenit dhe i kam bërë tifozët të gëzohen 119 herë, por në të njëjtën kohë më vjen keq që nuk u kam dhënë gëzimin e një trofeu të ngritur në qiell…

Për gjashtë vjet e kam veshur këtë fanellë me krenari, duke luftuar në fitore dhe humbje së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët që janë pjesë themelore e asaj që ka qenë për mua … një familje. Falënderoj të gjithë njerëzit që më ndihmuan mua dhe gruan time Amra në këtë aventurë të mrekullueshmedhe falënderoj këtë qytet që pa lindjen dhe rritjen e tre fëmijëve tanë. Të gjithë do të keni një vend të veçantë në zemrën time përgjithmonë. Faleminderit Roma./albeu.com/

 


Shtuar më 15.08.2021 10:01

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş