Xhelozia çon në tragjedi në Itali/ 43-vjeçari e ngatërron motoçiklistin me partnerin e ish-të dashurës dhe e përplas për vdekje

Një 36-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Somma Lombardo, në provincën italiane të Varese, pasi dyshohet se u godit qëllimisht me makinë nga një 43-vjeçar që e ngatërroi me partnerin e ri të ish-të dashurës.

Të lidhura

None found

Viktima nuk kishte asnjë marrëdhënie me gruan 39-vjeçare. Ai e kishte parë të shqetësuar dhe të paqartë për rrugën, ndaj ishte ndalur vetëm për t’i ardhur në ndihmë.

Sipas të dhënave të hetimit, gruaja kishte pranuar të zhvillonte një takim të fundit me ish-partnerin, me qëllim që t’i dorëzonte disa sende personale. Marrëdhënia mes tyre kishte marrë fund më pak se një muaj më parë.

Teksa udhëtonte me motoçikletë drejt zonës La Maddalena dhe ndiqte orientimin në telefonin celular, 39-vjeçarja humbi rrugën. Ajo ndaloi në anë të rrugës, ku 36-vjeçari u ofrua ta shoqëronte deri te vendi i takimit.

Në të njëjtën kohë, 43-vjeçari, i cili po e priste, mori makinën dhe doli për ta kërkuar. Kur e pa ish-të dashurën në motoçikletë me 36-vjeçarin, dyshohet se reagoi nga xhelozia dhe e goditi qëllimisht mjetin me automjetin e tij.

Përplasja i mori jetën në vend 36-vjeçarit. Karabinierët dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja e tyre nuk arriti ta shpëtonte viktimën.

Hetuesit e përjashtuan variantin e një aksidenti rrugor. Pas veprimeve hetimore, 43-vjeçari u arrestua dhe ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.


Shtuar 2.08.2026 18:22

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio