Wijnaldum pranë Romës, dalin detajet e marrëveshjes

Romë është shumë pranë transferimit të mesfushorit holandez, Wijnaldum.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi kryeqytetas po depoziton detajet përfundimtare të marrëveshjes me PSG.

Në orët e ardhshme lojtari do të jetë në Itali për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Në fakt, Wijnaldum do të zbarkojë në Romë në formë huazimi dhe klubi italian do të mund ta blejë atë përfundimisht për 10 milionë euro nëse holandezi luan 50 % të ndeshjeve të sezonit dhe kualifikohen për në Champions League./h.ll/albeu.com


Shtuar 1.08.2022 11:22