Pse nuk e njihni Kosovën? Kryeministri spanjoll: Është shkelur e drejta ndërkombëtare

Kryeministri spanjoll në konferencën me kryeministrin Edi Rama është pyetur se pse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Pedro Sanchez u përgjigj se qeveria e Spanjës mendon se Kosova ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Mendoj se miqtë e mirë si Shqipëria dh Spanja mund të kenë mosmarrëveshje. Këtë e kemi sepse një deklaratë e njëanshme për një qeveri, është mendim. Mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është diçka që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por në kuadrin europian nuk do të thotë se nuk e nxisim dialogun me Prishtinën. Ky është pozicioni i qeverisë së Spanjës”, tha Sanchez.


Shtuar 1.08.2022 11:14