Vrau foshnjën 9-muajshe për të cilën po kujdesej, 62-vjeçarja dënohet me 12 vite burg

Një kujdestare që pranoi se kishte vrarë një foshnjë nëntë muajshe për të cilën supozohej të kujdesej, është dënuar me 12 vjet e shtatë muaj burg për vrasje.

Karen Foster, 62 vjeç, akuzohet për vrasjen e foshnjës Harlow Collinge.

Harlow kishte lëndime të rënda në kokë dhe u dërgua në spital, ku vdiq 4 ditë më vonë.

Kujdestarja mohoi akuzat dhe tha se foshnja ishte rrëzuar nga karrigia.


Shtuar 13.06.2024 16:11

Tags: