Një shpërthim i regjistruar pranë një kafeneje në qendër të Moskës ka shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa 15 të tjerë kanë pësuar lëndime. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore ruse TASS, e cila iu referua burimeve zyrtare.
Ngjarja ndodhi pranë një kafeneje në sheshin Kudrinskaya dhe krijoi panik në këtë zonë. Pas shpërthimit, aty u vendosën forca të shumta të Ministrisë së Brendshme dhe ekipe emergjence, që u angazhuan për t’u ofruar ndihmë të plagosurve.
Të lidhura
None found
Ministria ruse e Shëndetësisë bëri të ditur se të gjithë personat e lënduar janë dërguar në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Disa media ruse dhe blogerë kanë raportuar ndërkaq se Alexander Chaiko, komandanti i përgjithshëm i Forcave Hapësinore Ruse, po festonte ditëlindjen në një restorant luksoz pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar as për praninë e tij dhe as për ndonjë lidhje të mundshme me incidentin.
