Donald Trump ka vënë sërish në qendër të vëmendjes synimin për marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke sugjeruar në deklarata publike dhe në disa postime në rrjetin e tij Truth Social se ky territor mund t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara.
Të lidhura
None found
Në një nga postimet e tij, Trump shkroi se Groenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.
Gjatë një interviste në Real America’s Voice, moderatori Steve Gruber e pyeti presidentin amerikan nëse interesi i tij për Groenlandën vazhdon. “A po e shikoni ende Groenlandën? Kam parashikuar se para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, ishte pyetja e Gruber.

Trump iu përgjigj: “Po, mendoj se keni të drejtë. Groenlanda është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi ynë. Duhet ta bëjmë këtë hap”.
Ai ka shprehur prej kohësh dëshirën që SHBA-ja të marrë kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës, duke theksuar rëndësinë e tij strategjike për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.
Ndonëse në të kaluarën kishte thënë se nuk e përjashtonte përdorimin e forcës për marrjen nën kontroll të territorit, Trump më vonë sqaroi se nuk synonte të përdorte forcë ushtarake.
Çështjen e Groenlandës ai e ngriti edhe në samitin e NATO-s muajin e kaluar, kur deklaroi se ajo “duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”.
