Greqia është duke hasur rezistencë në vaksinimin e disa kategorive dhe grupmoshave, situatë që sipas autoriteteve po e çon vendin drejt një tjetër krize shëndetësore prej pandemisë. Nisur nga kjo, duke filluar nga data 1 shtator qeveria greke ka vendosur që të pezullojë nga puna punonjësit e sektorit shëndetësor që nuk vaksinohen, raporton abcnews.al.
Gjasat janë që e njëjta praktikë të ndiqet edhe me kategori të tjera gjatë ditëve apo javëve në vijim.
Të lidhura
None found
Giannis Oikonomou tha sot për mediat se do të duhet që të vaksinohen edhe 1 milion grekë, në mënyrë që vendi të futet në shina të sigurta për përballimin e pandemisë.
Ai u shpreh se janë kryesisht të rinjtë që refuzojnë të vaksinohen, por raste të tilla shihen shpesh edhe në stafet e sektorit të shëndetësisë sipas tij.
Greqia është duke kaluar kulmin e valës së katërt të pandemisë aktualisht duke shënuar nga 3-4 mijë raste të reja çdo ditë.
