Vendim i Gjykatës, Belgjika duhet të heq të gjitha masat e pandemisë!

Belgjika duhet të tërheqë të gjitha masat e pandemisë të vendosura nga Qeveria. Këtë vendim e ka marrë një gjykatë në Bruksel pas një ankese të bërë nga Organizata për të Drejtat e Njeriut.

Kjo organizatë kishte paditur shtetin belg duke thënë se masat e vendosura shkelnin të drejtat e njeriut. Vendimi tani parashikon një gjobë prej 5,000 euro në ditë nëse vendimi nuk zbatohet.

 

 

Shteti belg pritet që ta apelojë këtë vendim, shkruan Indeksonline.

Në Belgjikë ka disa javë që po aplikohen masa të ashpra ndaj pandemisë. Kontaktet janë shumë të kufizuara, gastronomia është e mbyllur, ndërsa maska është e detyrueshme.

Natën është i ndaluar qarkullimi, ndërsa në Belgjikë nuk mund të hyhet pa ndonjë arsye të fortë./

Shtuar 1.04.2021 04:04