Ka ndërruar jetë papritur në moshën 45-vjeçare. Thomas Kingston, bashkëshorti i vajzës së Princit Michael të Kentit (kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II).
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha, ndër të tjera, se “Mbreti dhe Mbretëresha janë informuar për vdekjen e Thomas.”
Kingston u martua me vajzën e princit, Lady Gabriella Kingston, në vitin 2019 në Kapelën e Shën Gjergjit, Kalaja Windsor.
Familja e tij nuk ka hyrë në detaje për rrethanat e vdekjes, duke kërkuar që të respektohet privatësia e tyre.
Sky News raporton se Kingston vdiq të dielën pasdite. Ekipet e shpëtimit u thirrën në banesën e tij, por e shpallën të vdekur.
Mësohet se do të bëhet një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Megjithatë, nuk ka dyshime për një vdekje të dhunshme.