PD përmbyll zgjedhjet në forumet drejtuese/ Flamur Noka rikonfirmohet sekretar, ja emrat e rinj të nënkryetarëve dhe sekretarëve

Flamur Noka, është konfirmuar për një tjetër mandat katërvjeçar si numri dy i Partisë Demokratike, pasi siguroi shumicën e votave të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Noka mori 184 vota në garën për sekretar të Përgjithshëm, ndërsa kundërshtari i tij, deputeti Saimir Korreshi, u votua 84 herë.

Të lidhura

None found

Në garat për sekretariatet, Klevis Balliu u zgjodh sekretar Organizativ, Andi Mustafaj mori detyrën e sekretarit për Burimet Njerëzore, kurse Ylli Asllani u zgjodh sekretar për Pushtetin Vendor.

Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi, do të vazhdojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve të PD-së. Ndërkohë, Belind Këlliçi, fitoi ndaj Luçiano Boçit me 64 vota diferencë.

Rezultatet e votimit:

Sekretar i Përgjithshëm: Flamur Noka mori 184 vota, ndërsa Sajmir Korreshi 84 vota.

Nënkryetar nga strukturat: Belind Këlliçi siguroi 177 vota dhe Luçiano Boçi 113 vota.

Nënkryetar nga të rinjtë: Xhonatan Pano mori 101 vota, kurse Nikola Kedhi 174 vota.

Nënkryetar nga Diaspora: Besa Manaj u votua 69 herë dhe Erisa Bajaziti mori 193 vota.

Sekretar Organizativ: Agron Loka siguroi 86 vota, ndërsa Klevis Balliu 197 vota.

Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani mori 192 vota dhe Renald Rista 61 vota.

Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa u votua me 192 vota, ndërsa Mario Runa mori 81 vota.

Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata siguroi 135 vota dhe Maksim Kola 129 vota.

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlinda Ahmetaj mori 59 vota, kurse Marash Logu 215 vota.

Sekretar për Çështjen e Pronave: Endira Bushati u votua me 158 vota dhe Ledina Mandia me 106 vota.

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele mori 108 vota, ndërsa Viola Kapedani 131 vota.

Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri siguroi 185 vota dhe Ledio Nuraj 89 vota.

Sekretar për Organizatat Partnere: Eva Metaj mori 171 vota, kurse Malvina Lika 112 vota.

Sekretar për të Përndjekurit Politik: Lorenc Luka u votua 103 herë, ndërsa Shkëlqim Lepenica mori 158 vota.

Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari siguroi 172 vota dhe Silvia Hasaj 107 vota.

Sekretar për Pushtetin Vendor: Agron Haxhimali mori 78 vota, ndërsa Ylli Asllani 179 vota.

Sekretar për Diasporën: Et’hem Aga u votua me 209 vota dhe Petrit Tafaj me 43 vota.

Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu siguroi 174 vota, kurse Jurgen Spaho 112 vota.

Në votimin për Komisionin e Apelimit, ku zgjidhen 5 anëtarët më të votuar, rezultatet ishin: Adriana Kalaja 238 vota, Besart Logu 163 vota, Shaqir Manjani 143 vota, Suina Asllanaj 112 vota, Gentian Koçi 104 vota, Ankelita Çela 97 vota, Mark Lleshi 94 vota, Lukas Heirdon 84 vota, Arsen Dushku 58 vota dhe Çajup Shehaj 48 vota.


Shtuar 16.07.2026 07:42

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet