UNHCR: 6,5 milionë persona kanë ikur jashtë vendit nga Ukraina

Një studim i fundit i UNHCR (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) tregoi se shumica e refugjatëve ukrainas dhe atyre që janë zhvendosur brenda vendit duan të kthehen në shtëpitë e tyre të vjetra.

“Sondazhi u krye me pjesëmarrjen e 9 900 personave të anketuar në janar dhe shkurt, 65% e refugjatëve dhe 72% e personave të zhvendosur shprehën dëshirën për t’u kthyer”, tha sot Philippe Leclerc, drejtori rajonal i agjencisë për Evropën.

UNHCR vlerëson se rreth 6,5 milionë persona kanë ikur jashtë vendit nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.

Rreth 3,7 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur strehim në pjesë të tjera të Ukrainës.

Përveç situatës së sigurisë, refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit përmendën gjithashtu mungesën e perspektivës për punë dhe shkatërrimin banesave te tyre si arsye për të mos u kthyer.


Shtuar 20.02.2024 20:40