Ukraina shënon rekord viktimash me Covid-19

“Ukraina ka arritur një numër rekord, 289 viktima  nga COVID-19 në 24 orët e fundit”, tha sot Ministri i Shëndetësisë, zoti Maxim Stepanov.

Rekordi i mëparshëm u vendos më 11 dhjetor, kur sëmundja e koronavirusit  mori jeten  e 285 ukrainasve.

 

“Në të njëjtën kohë, në spitalet e pacientëve me COVID-19, u regjistruan 4,887 të infektuar, i cili ishte gati 15% më shumë se në 11 Mars me 4,250 persona të infektuar me COVID-19 brënda një dite”, deklaroi Stepanov në Facebook.

Numri i shtrimeve në spital nuk kaloi 2,000 në kulmin e epidemisë por filloi të rritet në fund të dimrit gjatë valës së dytë të pandemisë.

Stepanov shtoi se në 24 orët e fundit,  11,833 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në vend, duke e çuar totalin në 1,489,023, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve deri tani nga COVID-19 është 28,986.

Qeveria Boshnjake njoftoi të martën se 1,606 raste të SARS-CoV-2 ishin konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa 53 pacientë të tjerë me COVID-19 kishin vdekur.

Të hënën, Klinika Universitare e Sarajevës shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe pezulloi të gjitha licencat e personelit mjekësor.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve boshnjake FENA, spitalet e Zenica-Doboj rrezikojnë të mbarojnë oksigjenin mjekësor nëse virusi vazhdon të përhapet me të njëjtën shpejtësi.

Ditën e hënën, autoritetet boshnjake njoftuan 63 vdekje për shkak të COVID-19 brenda 24 orëve, rezultati i dytë më i rëndë ditor që nga shpërthimi i pandemisë në territorin e saj. Deri më tani, Bosnja dhe Hercegovina ka regjistruar 5,637 vdekje dhe 146,437 të infektuar.

Shtuar 17.03.2021 11:03