Ukraina paralajmëron sulm të mundshëm me 200 raketa, pas ofensivës së rëndë me dronë në Rusi

Shkëmbimi i sulmeve mes Ukrainës dhe Rusisë u ashpërsua të hënën. Sulmet me dronë ukrainas në territorin rus shkaktuan të paktën 13 viktima, mes tyre edhe një fëmijë.

Të lidhura

None found

Objektivi kryesor ishte rajoni qendror i Tatarstanit, rreth 1.200 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Goditja konsiderohet një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini, më shumë se katër vjet më parë, dhe dëshmon përpjekjet e Ukrainës për të goditur pika të thella brenda territorit rus.

Gjatë 24 orëve të fundit, dronë ukrainas goditën edhe rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën. Sipas zyrtarëve rusë, të paktën katër persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Përballë shtimit të viktimave civile, Papa Leoni kërkoi ndaljen e luftës në Ukrainë, duke theksuar se njerëz të pafajshëm po vriten dhe po plagosen.

Në të njëjtën kohë, autoritetet në rajonin ukrainas të Sumit njoftuan se 14 persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të plagosur nga një sulm rus me bomba.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Koreja e Veriut pritet të dërgojë në Rusi 50 mijë trupa, raketa dhe artileri të rëndë. Ai i kërkoi Koresë së Jugut të ndihmojë Ukrainën me kapacitete për mbrojtjen ajrore.

Ukraina bëri gjithashtu të ditur se ushtria ruse po përgatitet të lëshojë njëkohësisht 200 raketa balistike drejt territorit ukrainas.

Sipas raportimit të “The Guardian”, Turqia po përgatit ndërkohë një paketë armësh për Ukrainën. Paketa përfshin shtatëdhjetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, rreth 50 mijë fishekë luftarakë, 12 sisteme raketash dhe mbi 2 mijë bomba.


Shtuar 10.08.2026 20:10

matbetJojobetJojobetHoliganbetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombovbet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom