U zhgënjye nga vajza që pëlqente dhe u hodh nga kati i 23-të, mbijeton 11-vjeçari

Një lajm tronditës ka zgjuar sot Rusinë. Një djalë 11-vjeçar u hodh nga e kati i  23-të dhe raportohet se është në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht rënies së rezikshme djali ka  mundur të mbijetoi ndërsa mediat e tjera shkruajnse ra mbi një kamion të parkuar poshtë dritares.

Nxënësi i quajtur Mazar, pësoi fraktura dhe po trajtohet në shpital pasi gjendja e tij është mjaft serioze, edhe pse është i vetëdijshëm dhe mund të flasë.

Policia po heton rastin, ndërsa zyrtarët lokalë besojnë se fëmija u hodh pasi la një shënim të shkruar prindërve të tij. “Faleminderit që më dhatë fëmijërinë time”, shkruhej në shënimin.

Mediat e huaja shkruajn se në këtë letër ai shpjegontë se një vajzë që donte t’i kërkonte një takim dhe më vonë të martohej me të, pëlqente dikë tjetër. Autoritetet besojnë se djali ishte përjashtuar nga shkolla dhe vendosi të hidhej nga kati i 23-të i ndërtesës.

Kamerat e sigurisë jashtë ndërtesës regjistruan pamje./albeu.com/

Shtuar 19.03.2021 12:03