Në varrimin e gjyshit të tij, princi Harry nuk pritet të veshë një uniformë ushtarake pasi u tërhoq nga rolet mbretërore.
Duka i Sussex-it humbi rolin si Kapiten i Përgjithshëm i Marinasve Mbretëror, të cilin e mori nga gjyshi, si dhe dy pozicione të tjera ushtarake nderi, rrjedhimisht ai nuk mund të veshë uniformat zyrtare dhe ka të ngjarë të arrijë në shërbimin e së shtunës i veshur me një kostum si ish-ushtarakët e tjerë ndryshe nga i ati Princi Charles dhe i vëllai, William.
Vdekja e Princit Philip shkaktoi dhimbje të madhe në familjen mbretërore, por po shërben edhe si një mënyrë për të bërë bashkë gjithë pjesëtarët. Ditën e djeshme është mësuar se princ Harry ka mbërritur në Britani, për herë të parë që pas largimit nga pallati mbretëror së bashku me Meghan Markle. The Sun ka mësuar se Harry mbërriti dje nga një fluturim i British Airëays në Aeroportin Heathrow të Londrës rreth orës 13:15.
Thuhet se ai mbante të veshur një palë xhinse, xhaketë dhe një maskë të zezë e me të mbërritur në aeroport është larguar me makinë drejt pallatit mbretëror. Burimet kanë konfirmuar se ai duhej të udhëtonte menjëherë drejt Britanisë, pasi duhej të qëndrojë disa ditë e i karantinuar para ceremonisë së lamtumirës së Princit Philip. Gjithashtu thuhet se ai do të qëndrojë në Nottingham Cottage, shtëpia ku jetoi me Meghan para martesës.